PRODUKTET

Derivatet e duhura për makinën tuaj, me cilësi të garantuar!

Diesel

Diesel i ofruar nga ne është i rafinuar për të ofruar cilësi të lartë të ndezjes. Ka viskozitet të lartë që mundëson ndezje të lehtë edhe në temperatura shumë të ulëta si dhe përmbanë sulfur nga 5 deri 7 ppm nga 10 ppm sa është maksimumi i lejuar, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit.

Diesel PLUS

DieselPLUS është produkt i avancuar e cila ndikon direkt në performancën e makinës suaj. DieselPLUS ofron mbrojtje efikase të motorit ndaj korrozionit dhe pastron mbetjet nga pjesët e injeksionit të ndezjes në motor.
Përmban sulfur 3.1 ppm nga 10 ppm sa është maksimumi i lejuar.

Benzinë

Benzina është e cilësisë më të lartë në treg e cila rekomandohet nga prodhuesit e makinave. Benzina e ofruar nga ne përmban rreth 96 oktan dhe sulfur prej vetëm 4.5 ppm nga 10ppm sa është maksimumi i lejuar. Kjo mundëson fuqi më të lartë të motorit gjatë djegies dhe nuk formon mbetje në motor e cila e mbron atë nga papastërtitë.

Benzinë PLUS100

Benzina PLUS100 është produkt i avancuar e cila përmban nivel të lartë të oktanit, me mbi 100 oktan dhe me aditivët tjerë që përmbushin nevojat e makinave, në veçanti ato sportive. Plus100 ulë fraksionet (fërkimet) në motor për të mundësuar performancë më të lartë të makinës si dhe ndihmon në pastrimin e mbetjeve nga motori dhe ndihmon në rikthimin e performancës së makinës.