RRETH NESH
IP – KOS është brend me renome në Kosovë, me cilësinë më të lartë të garantuar të derivateve në treg.
Kompania IP-KOS është themeluar në janar të vitit 2014. Ka qenë pjesë e kompanisë ltaliane ‘IP Gruppo API’ në Kosovë dhe pas përmbylljes me sukses të kontratës 5 vjeçare me “IP-Gruppo API” ka vazhduar me avancim të identitetit të kompanisë dhe investime të reja në pikat e saj shitëse. Ky avancim i mundëson IP-KOS të zhvillojë më tej afarizmin duke ofruar produkte të reja të mbështetura nga teknologjitë e fundit, investime të reja në pikat e saja shitëse, zgjerim të rrjetit dhe risi në shërbim ndaj klientëve. IP-KOS është besnik i vlerave për të cilat njihet në treg, duke shërbyer derivate me cilësi të përsosur dhe me korrektësinë e garantuar falë investimeve në teknologji të avancuar e cila tashmë është implementuar në IP-KOS.
KUALITET
Fjala “QUALITY”/”CILËSI” është motoja e cila pasqyron vlerat e IP-KOS bazuar në përkushtimin ndaj klientit me sinqeritet dhe integritet për të ruajtur kështu besimin e tyre. Llogoja e kompanisë është dinamike ku shkronja “I” paraqet rrugën me pikë destinimin e udhëtimit, ndërsa shkronja “P” paraqet thyerjen e rrugës për t’u furnizuar me qëllim arritjen e destinacionit të dëshiruar.
MISIONI YNË
Misioni i kompanisë IP-KOS është qe të furnizojë tregun e Kosovës me kualitet të lartë të karburanteve, me çmime konkurruese, duke shërbyer klientët me mirësjellje dhe në mënyrë profesionale, gjithmonë duke pasur në konsideratë mbrojtjen e mjedisit. Kjo qasje në treg ia mundëson kompanisë që njëherit të punoj drejt arritjes së vizionit të saj. Vizioni i kompanisë është të bëhet kompani lidere për furnizim me derivate cilësore. IP-KOS do të jetë gjithnjë në shërbim të klientëve 24/7, 365 ditë në vit!