FAQs

Për t'i lexuar pyetjet/përgjigjet shtypni mbi temën për të cilën jeni më të interesuar.

Kartela e Lojalitetit

+

Çka shërben kartela e lojalitetit?

Me këtë kartelë, klientët do të mund të furnizohen me derivate me – 2 cent zbritje të menjëhershme, dhe fitojn të drejtë të janë pjesëmarrës në lojëra shpërblyese dhe të përfitojnë nga ofertat e veqanta në produktet e marketit apo të restoranteve.

A mund të bëhet aplikimi në çdo pikë për kartelë të lojalitetit?

Aplikimi mund të bëhet në çdo pikë të shitjes të IP – KOS.

Si bëhet aplikimi për kartelën e lojalitetit?

Përfituesi i kartelës, mund të jetë çdo person juridik dhe fizik me vendbanim në Republikën e Kosovës  mbi , moshën 18 vjecare. Kartela mund të përfitohet pas plotësimit dhe dorëzimit të formularit të aplikimit në çdo pikë karburanti të kompanisë IP-KOS.  Të dhënat e aplikuesit të shënuara në formularin e aplikimit, përdoren ekskluzivisht për lëshim të kartelës si dhe për të informuar mbajtësin e kartelës, ata të cilët kanë zgjedhur opsionin për marketing direct, për promocionet dhe përfitimet që mund ti kenë nga shfrytëzimi i kartelës .

Në rast të keqpërdorimit, kopjimit apo duplifikimit të kartelës, e njëjta do të anulohet dhe mbajtësi i saj do të jetë përgjegjës për dëmet e shkaktuara ndaj lëshuesit si rezultat i ndonjë keqpërdorimi eventual.

A mund të keqpërdoren të dhënat personale?

Të gjitha informatat e marra nga klienti në kuadër të programit të kartelës së lojalitetit , duke përfshirë dhe të dhënat personale do të trajtohen në përputhje me rregullat e brendshme të IP-KOS sh.p.k për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sipas Ligjit Nr.03/L-172 për mbrojtjen e të dhënave personale .

Duke pranuar kushtet e përgjithshme të kartelës së lojaliteit , mbajtësi i kartelës është pajtuar që: IP-KOS sh.p.k të përdor të dhënat personale për marketing direct me SMS dhe E-mail, ose me qëllim që të verifikoj të dhënat personale.

Si duhet të veprohet gjatë vjedhjes apo humbjes së kartelës?

Në rast të vjedhjes ose humbjes së kartelës , mbajtësi duhet ta njoftojë mënjëher kompaninë IP-KOS sh.p.k  Duke u paraqitur personalisht në zyrën qëndrore me adresë: Rr.Elez Berisha nr.20.10000 Prishtinë ,Kosovë. Tel pa pagesë :0800 54321: E-mail adresa : info@ip-kos.com . Nëse mbajtësi I kartelës nuk e raporton humbjen , atëherë IP-KOS nuk është përgjegjës për asnjë keqpërdorim të saj. Cdo person I interesuar lidhur me përfitimin dhe shfrytëzimin e kartelës , mund të marrë informata shtesë në adresën dhe kontaktet e cekura më lartë , në ueb faqen : www.ip-kos.com, si dhe në pikat e karboranteve të IP-KOS.

Ndryshimet e kushteve të përgjithshme

IP-KOS mund të ndryshoj në cdo kohë kushtet e përgjithshme të përdorimit për arsye të një natyre teknike , tregtare ose për arsye publike. IP-KOS duhet të informojë në mënyrën e duhur mbajtësin e kartelës në lidhje me ndonjë ndryshim të kushteve të përgjithshme të përdorimit . Njoftimi lidhur me ndryshimin e kushteve të përgjithshme të përdorimit.

Dispozitat tjera

Mbajtësi i kartelës me dorëzimin e formularit të aplikimit konfirmon se ai/ajo ka lexuar dhe kuptuar formularin e aplikimit dhe kushtet e përgjithshme të përdorimit të kartelës, është pajtuar me to dhe përmbajtjen e tyre.

Përfitimet nga program i kartelës nuk mund të kombinohen me programe / kartela përfituese tjera. do mosmarrëveshje që lind nga përdorimi i  kartelës  së kompanisë IP-KOS, apo nga kushtet e përgjithshme të përdorimit, për të cilat mbajtësi I kartelës apo lëshuesi nuk mund ti zgjidhni me marrëveshje, kompetente do të jetë Gjyakat Themelore ne Prishtinë.

Të përgjithëshme

+

Sa pika të shitjes ka IP KOS?

IP KOS aktualisht operon me 26 pika shitëse.

Në cilat qytete mund të gjinden pikat e shitjes të IP KOS?

Kliko në MyIpstation për më shumë informata.

Cilat janë mënyrat e pagesave për furnizimin me derivate, market dhe restaurant?

Pagesa cash, me pos dhe pritje varesishte nga marrëveshja dhe shërbimi.

.Cilat produkte ofrohen në IP KOS?

Kliko Produktet për më shumë informata

Cka shërben numri 0800 54321?

Ky numër është pa pagesë për tu lidhur me qendrën për kujdesin ndaj klientëve lidhur me ankesat, pytjet, sygjerimet që klientët mund të drejtohen.