Kompania

Kompania “IP KOS“ është një kompani e re e themeluar më 15.01.2014 nga pronarët e 3 kompanive kosovare nga industri të ndryshme të biznesit në Kosove.

Kompania “IP KOS“ është themeluar mbi bazën e ortakërisë si Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara dhe operon në tregun e karburanteve nё pёrputhje me njё Marrёveshje Franshizё, tё nёnshkruar në vitin 2014 me kompaninë e njohur italiane IP Grupo api.

Veprimtaria kryesore e kompanisë “IP KOS“ ,është furnizimi i vazhdueshëm me shumicë dhe pakicë i cilësisë së produkteve të kompanisë “IP Gruppo Api“ në tregun kosovar , dhe atë Diesel, Diesel Plus,Benzinë, Benzinë Plus , dhe vajra lubrifikante të brendit IP. Produktet e brendit IP distribuohen në tregun kosovar me një cilësi shumë të lartë të kualitetit dhe shërbim profesional ndaj konsumatorëve.

IP KOS Shpk ka zyrёn qёndrore nё Prishtinë, dhe aktualisht operon me 22 pika shitёse tё derivateve me pakice dhe pёr tё vazhduar me planin e saj pёr shtrirjen e rrjetit edhe nё pika tjera, bazuar nё planin e biznesit. IP KOS tani ofron shërbimin më të sofistikuar të kartelave i cili mundëson monitorim në kohë reale të shpenzimeve të derivateve si dhe ofron shumë shpërblime të tjera në kuadër të programit të vet të lojalitetit.

About Image

Misioni

Misioni i kompanisë “IP KOS “ është të jetë ofrues i besueshëm në furnizimin e vazhdueshëm të tregut të Kosovës me karburante të një cilësie shumë të lartë , me çmime konkuruese ,duke ju shërbyer klientëve me mirësjellje, profesionalizëm  dhe duke marrë parasysh kujdesin ndaj mjedisit.

Rrjeti ynë i pikave shitëse të karbuarnteve IP ,do të ju ofroi shoferëve çdo gjë që ata kanë nevojë për një udhëtim të sigurt dhe të rehatshëm.

About Image