RISI NGA IP PETROL – KARTELA FALAS DHE SHUMË PËRFITIME PËR KONSUMATORËT E SAJ

Data: 08 Gusht 2018
News 1

Italian Petrol ditë më parë ka lansuar kartelat e lojalitetit, të cilat shpërndahen falas për të gjithë klientët e vet. Këto kartela janë dizajnuar me sistemet më inovative në treg, të krijuara enkas për klientë individual dhe biznese, në mënyrë që çdo shpenzim i tyre, të shpërblehet nga Italian Petrol.

Kartelat i përmbahen standardeve më të larta të sigurisë, me sigurinë e njejtë të sistemeve bankare, të pajisura me çip, shirit magnetik, kod unik (PIN), si dhe me rreze “contactless”.

Këto kartela shpërndahen FALAS, dhe aplikimi është shumë i shpejtë. Mjafton që të vizitoni një nga pikët më të afërta të IP, dhe të aplikoni për kartelën tuaj.

KARTELAT E LOJALITETIT “CARTAMAXIMA”
Këto kartela janë për të gjithë klientët individual, me të cilat përfitoni nga zbritjet në produkte të ndryshme, merrni pjesë në lojëra shpërblyese, dhe mblidhni pikë, të cilat mund t`i shfrytëzoni në çfardo kohe.

KARTELAT PËR BIZNESE “CARTAMAXIMA”
Kartelat për biznese i mundësojnë atyre të menaxhojnë dhe ulin shpenzimet e derivateve, të kryejnë pagesa përmes kartelave shpejtë dhe sigurtë. Gjithashtu, bizneset mund t`i përcjellin në kohë reale shpenzimet dhe shprehitë e furnizimit me derivate, si dhe të gjenerojnë raporte të detajuara lidhur me shpenzimet e derivateve. Kompanitë mund të përfitojnë deri në -7 CENT ZBRITJE NË LITËR!

Për më shumë informacione, mjafton të vizitoni njërën nga pikat më të afërta të Italian Petrol ose klikoni  KËTU