IP Petrol në Autoshow

Data: 08 Gusht 2018
News 1

Dje u mbajt një eveniment fantastik nga grupi Marakli t’kerreve, të cilët organizuan një Autoshow në fshatin Shkabaj. Aty ishin të pranishëm një numër i madh i njerëzve, ku hobi i tyre mbeten makinat sportive, dhe të veçanta. Të pranishëm ishin edhe një numër i konsiderueshëm i maraklive nga diaspora, ku i ekspozuan veturat e tyre. Përpos njoftimit me njëri tjetrin, ata nuk e lanë anash edhe spektaklin, që i entuziazmojë publikun e pranishëm, duke dhuruar “drift” me makinat e tyre sportive.

Italian Petrol si sponsor në këtë eveniment, morri pjesë duke shpërndarë dhurata për të gjithë të pranishmit, ku njëherit lansuam edhe shërbimin tonë të fundit, kartat e lojalitetit, duke i ofruar antarësim të gjithëve FALAS. Ky shërbim tanimë do të jetë një fushatë që do të vazhdojë në të gjitha pikat e Italian Petrol, ku të gjithë klientët tanë mund të pajisen me kartela, të dizajnuara në mënyrë unike.

Këto kartela janë falas për këdo që vjen në pikat e Italian Petrol. Ju mund të merrni kartelën tuaj, dhe të grumbulloni pikë, që më vonë pikët tuaja mund t`i shfrytëzoni në të gjithë rrjetin tonë.